Fundraising 2011/Thank You Mail/sq

Translation instructions
  • For pages marked "Missing" or "In progress", click the page title and start translating. When you are done, click "edit status" and change the status to proofreading.
  • For pages marked "Needs updating", compare the page to the source page and update the translation accordingly. When you are done, click "edit status" and change the status to proofreading.
  • It is important to have someone else proofread the translated page! If you have proofread a page and it is ready for publication, click "edit status" and change that page's status to ready.
  • If you are changing something that has already been published, change its status back to ready for it to be published again.

If you have any questions or feedback regarding the translation process, please post them here. Translation FAQ

I/E dashur [first name]

Ju jeni një njeri i shkëlqyer, faleminderit shumë për kontributin tuaj në ndihmë të Fondacionit Wikimedia.

Në këtë mënyrë i paguajmë ne faturat, janë njerëzit si ju që dhurojnë 5 dollarë, 20 dollarë, 100 dollarë. Kontributi me i veçantë për vitin që shkoi ishte një dhuratë 5 paund nga një vajzë e vogël në Britaninë e Madhe, e cila i kishte bindur prindërit që ta lejonin të dhuronte kuotën e saj. Njerëzit si ju, që bashkohen me atë vajzën e vogël, bëjnë të mundur që Wikipedia të ofrojë informacion falas, të asnjëanshëm dhe lehtësisht të arritshëm për të gjithë njerëzit në botë. Për të gjithë ata që ndihmojnë në pagesat dhe për të gjithë ata që nuk mund të ndihmojnë. Shumë, shumë faleminderit.

Nuk është e vështirë t’i injorosh thirrjet tona për ndërgjegjësim, por unë jam shume e lumtur që ju nuk e bëtë këtë gjë. Nga unë dhe nga dhjetëra mijëra vullnetarët e Wikipedia-s, faleminderit që na ndihmoni ta bëjmë botën një vend më të mirë. Ne do t’i përdorim paratë tuaja me kujdesin më të madh dhe unë ju falënderoj për faktin që keni besim tek ne.

Faleminderit,
Sue Gardner
Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Wikimedia


Mundësi per të zgjedhur:
Si kontribuues, do të donim t’ju mbanim të informuar rreth aktiviteteve dhe fushatave për thithjen e fondeve të komunitetit tonë. Por, nëse dëshironi që mos t’iu dërgojmë lajme me postë elektronike, atëherë ju lutem klikoni më poshtë dhe ne do t’iu përjashtojmë nga lista:

[unsub link]

Për të qene në dijeni: Kontributi juaj më datë [date] ishte [amount].

Kjo letër mund t’iu shërbejë si dokument për kontributin tuaj. Për këtë kontribut nuk pati asnjë shpërblim në formën e të mirave materiale apo në formën e shërbimeve, qofshin këto të plota ose të pjesshme. Fondacioni Wikimedia, Inc. është një organizatë jo fitimprurëse me status 501(c)(3) që e përjashton nga detyrimet tatimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adresa jone është 149 New Montgomery, kati i tretë, San Francisco, CA, 94105. Numri i përjashtimit nga detyrimet tatimore është: 20-0049703