Stewards/elections 2010/Guidelines/sq

Kjo faqe ndihmon përdoruesit e interesuar për të votuar apo për të kandiduar në zgjedhjen si kujdestar. Ju lutemi lexoni pjesën e mëposhtme.


Votuesit

edit

Përpara se të votoni ju duhet:

  • të mos jeni i bllokuar ne Meta wiki.
  • të keni të pakten te një projekt i Wikimedia-s:
    • bërë të paktën 600 editime përpara datës 01 November 2009;
    • bërë të paktën 50 editime ndërmjet datave 01 August 2009 dhe 31 January 2010;
    • të mos jeni përdorues robot.

Ju mund të kontrolloni nëse jeni i përfshirë automatikisht.

Përkthyes

edit

Ju lutem ndihmoni në përkthimin:

  • hyrje (në fillim të faqes);
  • udhëzime (kjo faqe);
  • deklaratat e kandidatëve: shih lidhjet e përkthimit poshtë çdo koke;
  • InformimiQëndror: shih faqen e përkthimit.

Sygjerime për pjesëmarrësit

edit
  • Nëse faqja e parë e wikit tuaj nuk ka një njoftim që po zhvillohen këto zgjedhje, publikojeni njoftimin në vendlajmërimin tuaj, për të inkurajuar pjesëmarrjen.
  • Pyetni kandidatët që pëlqeni. Pyetje të thelluara mund të rivendosen në talk page për deklaratat e kandidatit, nëse kjo shihet e nevojshme. Ju lutemi lini një shënim, në mënyrë që pjesëmarrësit të dinë ku të shohin nëse janë të interesuar.
  • Mund të lini një deklaratë të shkurtër (një ose dy rradhe maksimumi), ku shpjegoni votën tuaj. Sërish, bisedime të thelluara (përgjigje mbi votat e të tjerëve) mund të vendosen në talk page, dhe sërish, ju lutemi lini një shënim, në mënyrë që pjesëmarrësit të dinë ku të shohin nëse janë të interesuar.

Kandidatët

edit

Kushte

edit

Përpara se të aplikoni për t`u bërë kandidat, ju lutemi sigurohumi:

  • që pranoni t`i bindeni politikave të Kujdestarit;
  • të keni një llogari aktive në këtë Meta-wiki;
  • të keni një llogari te të paktën një prej projekteve të Fondacionit Wikimedia, ku të jeni aktiv për të paktën tre muajt e fundit.

Gjithashtu, për shkak se te punoni si Kujdestar mund të përfshiheni në pasoja ligjore dhe ndërhyrje ligjore, ju duhet të jeni:

  • të paktën 18 vjeç përpara ditës së votimit përfundimtar;
  • i gatshëm të ofroni emrin tuaj të plotë dhe vërtetim të identitetit tuaj për Fondacionin Wikimedia.

Preferohet që Kujdestarët të dinë shumë gjuhë, pasi veprimet e bazuara mbi ta shpesh herë përfshijnë projekte në gjuhë të ndryshme. Ndër limitimet e tjera, Kujdestarët nuk duhet të përdorin aksesin e tyre në projekte, ku ata janë aktiv, në mënyrë që të shmangin konfliktin e interesit, si edhe nuk duhet të shohin dhe të ofrojnë ndihmë në faqe të tjera të Meta-s (si lejet, statusi i robotëve, dhe informacione mbi përdoruesit). Nëse përdorni IRC, atëherë ju lutemi të përfshiheni në #wikimedia-stewardsconnect për t`ju përgjigjur kërkesave.

Stewardëve inaktivë do t`u hiqet e drejta e aksesit.

Aplikimi

edit

Nëse doni të bëheni Kujdestar, ndiqni hapat e mëposhtme.

Krijo një faqe deklarimi

edit
  1. Krijo një nënfaqe tek faqja e quajtur "Stewuards/elections 2010/statements/Emri_i_llogarisë_suaj".
  2. Ruajeni, duke përfshirë edhe tekstin e mëposhtëm, që do të përbëjë kandidimin tuaj paraprak:
    {{subst:sr-new statement 2010}}
  3. Edito faqen me informacionin e mëposhtëm:
    • Emrin tuaj real (me zgjedhje);
    • Një lidhje për te llogaria juaj në Meta dhe një lidhje e dytë për te llogaria tuaj, siç është përcaktuar te kushtet paraprake.
    • Një liste të gjuhëve që dini të lexoni dhe të shkruani, duke përdorur shkurtimet e Wikimedias (shih:w:Wikipedia:Babel)
    • një përmbledhje të shkurtër të pjesëmarrjes tuaj në Fondacionin Wikimedia. Me interest të veçantë janë statuset e administratorit, ose burokratit, puna vullnetare si anëtarësia në skuadrën e përgjigjes së emaileve, ose çdo informacion tjetër që mendoni se është e rëndësishme. Mund të lexoni deklaratat e aplikuesve të tjerë për ide të tjera.

Kur të jeni gati, listoni nënfaqen tuaj në faqen e zgjedhjeve, duke shtuar tekstin e mëposhtëm në rend alfabetik: "{{Se2010 candidate indexer|Emri_i_llogarisë_suaj}}". Vullnetarët do të shtojnë përkthimet në gjuhë të ndryshme për ju.

Ofro vërtetim mbi identitetin

edit