Wikipedia Pages Wanting Photos (WPWP) 2023 (Faqet e Wikipedia-s Pa Foto)
Wikipedia Pages Wanting Photos 2023 |
Home | Participating Communities | Organizing Team | Participate | Results | Resources | FAQ |
Wikipedia Pages Wanting Photos 2023 (WPWP) (Faqet e Wikipedia-s pa Foto) është edicioni i katërt i fushatës së përvitshme ku redaktorët e Wikipedia-s anembanë botës, projektet dhe komunitetet shumëgjuhëshe të Wikipedia-s vendosin fotografi dhe imazhe brenda artikujve pa foto. Fushata ka për qëllim promovimin e përdorimit të skedarëve të medias digjitale të mbledhura ndër konkurset e fotografive të zhvilluara nga projektet e Wikimedia-s. Fotografitë ndihmojnë lexuesin të përfshihet e të përqendrohet në leximin e artikujve si dhe plotësojnë artikujt vizualisht.
Mijëra imazhe janë ngarkuar me vullnet të lirë në Wikimedia Commons me anë të programeve të ndryshme përkrahëse, galerive dhe konkurseve, si p.sh.:Wiki Loves Monuments, Wiki Loves Africa, Wiki Loves Earth, Wiki Loves Folklore, etj. Megjithatë, pak nga këto foto janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Edhe pse, sot, Wikimedia Commons-i përmban miliona foto dhe imazhe, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Qëllimi i fushatës "Wikipedia Pages Wanting Photos" është zvogëlimi i këtij hendeku.
Si të merrni pjesë?
Para se të merrni pjesë, lexoni fillimisht rregullat dhe udhëzimet si më poshtë. Nëse nuk i ndiqni, do të skualifikoheni.
- Kontrolloni, nëse kualifikoheni. Rregullat e kulifikimit janë rishikuar në edicionin e 2023-shit dhe pjesëmarrësit duhet të kenë një llogari të paktën prej një viti.
- Gjeni një artikull në Wikipedia shqip që nuk përmbajnë foto. Ka disa mënyra për ta bërë këtë. Ja, disa këshilla.
- Përzgjidhni fotografinë e duhur në Commons. Kërkoni imazhin/ foton me titull dhe kategori të saktë. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë. Shihni këtë udhëzues. Këtu janë disa këshilla të tjera. Mbani mend se qëllimi i imazhit është përfshirja e lexuesit teksa lexon një artikull. Imazhet duhet të jenë domethënëse dhe të lidhen me përmbajtjen e artikullit.
- Në faqen e artikullit, përcaktoni vendin se ku do të vendosni imazhin. Shtypni “Redakto” dhe shtoni fotografinë e zgjedhur dhe bëni një përshkrim në gjuhën shqipe te artikujt e Wikipedia-s në gjuhën shqipe. Përdorni foto me cilësi të lartë, jo të errëta, jo me subjekte të vogla, të dyshimta, etj. Vendosni se cilat imazhe ilustrojnë më mirë temën. Ju 'duhet' të shkruani një përmbledhje për të gjitha ndryshimet e bëra, shtypni opsionin "Parapamje" dhe bëni çdo ndryshim të nevojshëm. Vini hashtagun #WPWP në përmbledhjen e redaktimit të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Pastaj klikoni në "Publikoni ndryshimet". Ju lutemi, shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagët të fushatës "WPWP"
- Vini re! Kini parasysh imazhin e sintaksës. Nëse do të shtoni imazhe brenda kutisë së informacionit të artikullit, sintaksa e përdorur është shumë e lehtë; vendosni emrin e skedës, në vend të
[[File:Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg|thumb|The Obamas worship at [[African Methodist Episcopal Church]] in Washington, D.C., January 2013]]
thjesht shtypniThe Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg
.
Sintaksa e emërtimeve të skedave dhe përshkrimet
Shembull i thjeshtë (vendosje e imazhit si në të djathtë):
[[File:Cute boy face with butterfly.jpg|thumb|alt=Fëmijët kanë interes për natyrën.|Një djalë shikon fluturën.]]
File:Cute boy face with butterfly.jpg
Emri i skedës (i imazhit) duhet të jetë i njëjtë (me shkronja të mëdha, shenja pikësimi dhe hapësira) dhe të përmbajë.jpg
,.png
apo zgjatime të tjera. (Image:
dheFile:
funksionojnë po njëlloj.) Nëse Wikipedia dhe Wikimedia Commons kanë të dyja një imazh me emër specifik, në artikull do të shfaqet emërtimi që është në Wikipedia.thumb
kërkohet më së shumtialt=Fëmijët kanë interes për natyrën.
Alt teksti është për ata që nuk mund të shohin imazhin; ndryshe nga përshkrimi, ai përmbledh informacionin për imazhin imazh. Duhet të krahasohet me udhëzimet e qasjes dhe duhet të emërtohen ngjarjet, njerëzit e gjërat e njohura.Një djalë shikon fluturën.
është përshkrimi dhe vendoset në fund. Përmban informacion për imazhin.
Shih Sintaksa e zgjeruar e imazhit në Wikipedia-n angleze për opsione të tjera. Nëse imazhi nuk shfaqet pas vendosjes së sintaksës, ndoshta nuk lejohet.
Rregullat e fushatës
Imazhet duhet të vendosen në artikuj gjatë periudhës 1 korrik - 31 gusht 2023. |
"Nuk ka limit të numrit të fotografive" që mund të shtoni. Megjithatë, ekzistojnë kategori të ndryshme çmimesh. Megjithatë, mos i ngarkoni artikujt e Wikipedia-s me imazhe të shumta. Shtoni fotografi vetëm te artikujt pa foto. |
Ky imazh duhet të publikohet nën licensë të lirë përdorimi apo domen publik. |
Pjesëmarrja lejohet vetëm për përdoruesit e regjistruar në një nga projektet e Wikimedia-s. |
Fotografitë me cilësi të dobët përgjithësisht nuk pranohen.
|
Pjesëmarrësit duhet të përfshijnë hashtagun #WPWP në Përmbledhjen e redaktimeve të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Për shembull, "përmirësimi me një imazh në kutinë e informacionit"' #WPWP. Mos e vendosni hashtagun (#WPWP) brenda në artikull. Ju lutemi, shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagun e fushatës "WPWP". Ky udhëzues shpjegon gjithashtu përdorimin e hashtagut të komunitetit specifik. |
Kohëzgjatja e fushatës në gjithë botën
- Data e fillimit: 1 korrik 2023.
- Afati i fundit për vendosje fotosh: 31 gusht 2023
- Njoftimi i rezultateve: 10 tetor 2023
Kategoritë e çmimeve ndërkombëtare
- Çmimet fituese për 3 përdoruesit më të angazhuar në përmirësimin e artikujve me foto:
- Çmimi I ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
- Çmimi II ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
- Çmimi III ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
- Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me audio:
- Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
- Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me video:
- Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë