Wikipedia Pages Wanting Photos 2022/sq

This page is a translated version of the page Wikipedia Pages Wanting Photos 2022 and the translation is 90% complete.
Outdated translations are marked like this.

Wikipedia Pages Wanting Photos 2022

Home Participating Communities Organizing Team Participate Results Resources FAQ & Campaign Rules

Wikipedia Pages Wanting Photos 2022 (WPWP) (Faqet e Wikipedia-s pa Foto) është edicioni i tretë i fushatës së përvitshme ku redaktorët e Wikipedia-s anembanë botës, projektet dhe komunitetet shumëgjuhëshe të Wikipedia-s vendosin fotografi dhe imazhe brenda artikujve pa foto. Fushata ka për qëllim promovimin e përdorimit të skedarëve të medias digjitale të mbledhura ndër konkurset e fotografive të zhvilluara nga projektet e Wikimedia-s. Fotografitë ndihmojnë lexuesin të përfshihet e të përqendrohet në leximin e artikujve si dhe plotësojnë artikujt vizualisht. Mijëra imazhe janë ngarkuar me vullnet të lirë në Wikimedia Commons me anë të programeve të ndryshme përkrahëse, galerive dhe konkurseve, si p.sh.:Wiki Loves Monuments, Wiki Loves Africa, Wiki Loves Earth, Wiki Loves Folklore, etj. Megjithatë, pak nga këto foto janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Edhe pse, sot, Wikimedia Commons-i përmban miliona foto dhe imazhe, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Qëllimi i fushatës "Wikipedia Pages Wanting Photos" është zvogëlimi i këtij hendeku.

Si të bëheni pjesë e fushatës?

Para se të merrni pjesë, lexoni fillimisht rregullat dhe udhëzimet si më poshtë. Nëse nuk i ndiqni, do të skualifikoheni.

  1. Kontrolloni, nëse kualifikoheni. Rregullat e kulifikimit janë rishikuar në edicionin e 2022-shit dhe pjesëmarrësit duhet të kenë një llogari të paktën prej një viti.
  2. Gjeni një artikull pa foto në Wikipedia-n në gjuhën shqipe. Ka disa mënyra për ta bërë këtë. Ja disa këshilla.
  3. Përzgjidhni fotografinë e duhur në Commons. Kërkoni imazhin me titull dhe kategori të saktë. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë. Shihni këtë udhëzues. Këtu janë disa këshilla të tjera. Mbani mend se qëllimi i imazhit është përfshirja e lexuesit teksa lexon një artikull. Imazhet duhet të jenë domethënëse dhe të lidhen me përmbajtjen e artikullit.
  4. Në faqen e artikullit, përcaktoni vendin se ku do të vendosni imazhin. Shtypni “Redakto” dhe shtoni fotografinë e zgjedhur dhe bëni një përshkrim në gjuhën shqipe te artikujt e Wikipedia-s shqip. Përdorni foto me cilësi të lartë, jo të errëta, jo me subjekte të vogla, të dyshimta, etj. Vendosni se cilat imazhe ilustrojnë më mirë temën. Ju 'duhet' të shkruani një përmbledhje për të gjitha ndryshimet e bëra, shtypni opsionin "Parapamje" dhe bëni çdo ndryshim të nevojshëm. Vini hashtagun #WPWP në përmbledhjen e redaktimit të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Pastaj klikoni në "Publikoni ndryshimet". Ju lutemi, shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagët të fushatës "WPWP"
  5. Vëmendje! Kini parasysh imazhin e sintaksës. Nëse do të shtoni imazhe brenda kutisë së informacionit të artikullit, sintaksa e përdorur është shumë e lehtë; vendosni emrin e skedës. Në vend të vendosni këtë [[File:Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg|thumb|The Obamas worship at [[African Methodist Episcopal Church]] in Washington, D.C., January 2013]] thjesht vendosni The Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg.

Sintaksa e emërtimeve të skedave dhe përshkrimet

A boy playing with a butterfly
Djalë që luan me një flutur

Shembull i thjeshtë (vendosje e imazhit si në të djathtë):
[[File:Cute boy face with butterfly.jpg|thumb|alt=A boy playing with a butterfly|<translate>A boy playing with a butterfly</translate>]]

  • File:Cute boy face with butterfly.jpg Emërtimi i skedës (imazhit) duhet të jetë i saktë (duke përfshirë shkronjat e mëdha/ e vogla, shenjat e pikësimit e hapësirën) dhe duhet të përmbajë .jpg, .png ose zgjatime të tjera. (Image: and File: kanë të njëjtin funksion.) Nëse Wikipedia dhe Wikimedia Commons-i kanë të njëjtën imazh me një emërtim specifik, në artikull do të shfaqet versioni i Wikipedia-s.
  • thumb kërkohet më së shumti
  • alt=A boy playing with a butterfly Alt teksti është për ata që nuk mund të shohin imazhin; ndryshe nga përshkrimi, ai përmbledh pamjen e imazhit appearance. Duhet të krahasohet me udhëzimet këtu dhe duhet të emërtohen ngjarjet, njerëzit e gjërat e njohura.
  • A boy playing with a butterfly është përshkrimi dhe vendoset në fund. Përmban informacion për imazhin.

Shih Extended image syntax në Wikipedia-n angleze për opsione të tjera. Nëse imazhi nuk shfaqet pas vendosjes së sintaksës, ndoshta nuk lejohet.

Rregullat e fushatës


Ilustrimet duhet të vendosen në artikuj gjatë periudhës 1 korrik - 31 gusht 2022.

"Nuk ka limit të numrit të fotografive" që mund të shtoni. Megjithatë, ekzistojnë kategori të ndryshme shpërblimesh. Megjithatë, mos i ngarkoni artikujt e Wikipedia-s me imazhe të shumta. Shtoni fotografi vetëm te artikujt pa foto.

Ky imazh duhet të publikohet nën licensë të lirë përdorimi apo domen publik.

Pjesëmarrja lejohet vetëm për përdoruesit e regjistruar që kanë pasur llogari së paku një vit. Për t'u kualifikuar, një pjesëmarrës duhet të ketë një llogari të hapur (kjo mund të jetë në çdo projekt të Wikimedia-s) më 1 korrik 2021 ose më përpara.


Fotografitë me cilësi të dobët përgjithësisht nuk pranohen.

  1. Përshkrimi dhe tituli i fotografive duhet të jetë i qartë dhe në përputhje me artikullin.
  2. Të gjitha imazhet duhet të shoqërohen me një përshkrim.
  3. Imazhet duhet të vendosen në përputhje me artikullin.
  4. Mos vendosni foto tek artikujt, gjuhën e të cilit nuk e kuptoni mirë. Pjesëmarrësit, të cilët vendosin foto të papërshtatshme, do të skualifikohen.

Pjesëmarrësit duhet të përfshijnë hashtag-un #WPWP dhe #WPWPSQ në Përmbledhjen e redaktimeve të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Për shembull, "përmirësimi me një imazh në kutinë e informacionit"' #WPWP dhe #WPWPSQ . Mos e vendosni hashtagun (#WPWP dhe #WPWPSQ) brenda në artikull. Ju lutemi, shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagun e fushatës "WPWP"

Kohëzgjatja e fushatës në gjithë botën

  1. Data e fillimit: 1 korrik 2022
  2. Afati i fundit për vendosje fotosh: 31 gusht 2022
  3. Njoftimi i rezultateve: 27 tetor 2022

Kategoritë e çmimeve ndërkombëtare

  • Çmimet fituese për 3 përdoruesit më të angazhuar në përmirësimin e artikujve me foto:
  1. Çmimi I ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  2. Çmimi II ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  3. Çmimi III ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  • Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me audio:
  1. Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  • Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me video:
  1. Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  • Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me foto:
  1. Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë

Kategoritë e çmimeve të Wiki Loves Africa-s

  • Çmimi I - US $80 gift card
  • Çmimi II - US $50 gift card
  • Çmimi III - US $30 gift card

PLEASE PUT #WPWP #WLA in your edit summary!

NOTE: THE PRIZES WILL BE AWARDED AS SCHOLARSHIP TOWARDS ANY UPCOMING ONLINE/OFFLINE WIKIMEDIA CONFERENCE

Visit Wiki Loves Africa 2022/WPWP to learn more.