Roboti i Arkivës së Internetit/PTSH

This page is a translated version of the page InternetArchiveBot/FAQ and the translation is 83% complete.
Outdated translations are marked like this.


Kjo faqe përmban një listë me pyetjet më të shpeshta rreth Robotit të Arkivës së Internetit.

Pyetja: Si mund ta përdor robotin në një grup faqesh të caktuara?

Përgjigja: Mund të përdorësh veglën e robotit për futjen në radhë për atë gjë. Nëse ke një listë faqesh që kanë nevojë të analizohen nga roboti, vendosë listën e artikujve, nga një artikull për rresht dhe shtyp Submit. Listës tënde do t'i vendoset një kod ID dhe do të futet në radhën e punës. Ndërfaqja e robotit lejon ndjekjen e radhës së punës në kohë reale.

Pyetja: Roboti ndryshoi adresën e arkivimit me gjegjësen e saj origjinale në një stampë citimi. Adresa origjinale mbetet e prishur ama. Çfarë ndodhi?

Përgjigja: Roboti thjesht e lëvizi adresën e arkivuar në parametrin e duhur, të posaçëm për adresat e arkivuara dhe la adresën origjinale në vendin e vet. Kjo bëhet në mënyrë që të ketë përputhje e saktësi mes stampave të citimit që po përdoren. Nëse është e mundur, adresat e arkivuara dhe ato origjinale duhen vendosur në vendet e duhura.

Pyetja: Roboti vazhdon të merret me një burim specifik në një faqe. Si mund ta ndaloj këtë gjë?

Përgjigja: Varet. Nëse po shënon vazhdimisht lidhjen e burimit si të prishur ose vazhdon duke shtuar një arkivim të keq, duhet ta ndihmosh robotin duke i treguar se arkivimi nuk po shërben duke përdorur veglën e menaxhimit të adresave. Kjo vegël i lejon përdoruesit të kontrollojë adresat që roboti ka hasur dhe të rregullojë gabimet në lidhje me to. Kjo e lejon robotin të bëhet më i besueshëm. Nëse roboti po prish sintaksën apo formatimin e burimit, duhet ta raportosh problemin me veglën e raportimit të defekteve.

Pyetja: Roboti po bën redaktime të këqija te të gjitha burimet e një faqeje. Unë s'mendoj se ia vlen ta përdorim robotin te kjo faqe specifike. Si mund ta ndaloj robotin që ta prekë faqen?

Përgjigja: Ki kujdes: Je i sigurt se roboti po e dëmton faqen më shumë se sa po e ndihmon? Si ekzaktësisht po e prish? Po prish formatimin e faqes duke bërë redaktime të këqija apo thjesht po i keqetiketon burimet dhe po vendos arkivime të këqija? Nëse është rasti i parë, të lutem, raportoje këtë gjë me veglën e raportimit të defekteve pasi është një problem që ka nevojë të rregullohet. Nëse është rasti i dytë dhe je i sigurt se burimet e një faqeje nuk do të përfitojnë nga roboti apo se do të të hapen më shumë punë prej robotit se sa pa të, mund të vendosësh {{bots|deny=InternetArchiveBot}} diku në artikull ose {{cbignore}} në burimet e veçanta që do që të mos preken nga roboti. Ki parasysh se pas kësaj gjëje, nuk do të ketë më përkujdesje për prishjen e adresave nga roboti derisa etiketa të largohet sërish. Gjithashtu, të lutem, ndihmoje robotin të bëhet më i besueshëm duke i rregulluar të dhënat e këqija me veglën e menaxhimit të adresave dhe veglën e menaxhimit të domeneve.

Pyetja: Çfarë është {{cbignore}}? Po {{bots}}?

Përgjigja: {{cbignore}} është një stampë bosh që disa komunitete Wiki e përdorin për të sinjalizuar robotin që të injorojë plotësisht një burim apo një lidhje të jashtme në një faqe. Një shembull i dokumentacionit dhe përdorimit të saj mund të gjendet te w:en:Template:Cbignore. {{bots}} është një stampë përjashtuese që disa komunitete Wiki e përdorin për të sinjalizuar robotët (ato që e njohin si komandë) të injorojnë krejtësisht një faqe të caktuar. Roboti i Arkivës së Internetit bën pjesë te ky grup robotësh. Nëse dëshironi të mbani larg vetëm atë, vendosni {{bots|deny=InternetArchiveBot}}.

Pyetja: Roboti shënoi një burim si të prishur por burimi është në rregull. Çfarë ndodhi?

Përgjigja: Nëse faqja e internetit nga ku është marrë burimi ishte përkohësisht e prishur mjaftueshëm gjatë, roboti mund ta ketë konsideruar burimin si të prishur sepse faqja ka dështuar të japë shenja jete 3 herë radhazi, gjatë 3 kontrolleve nga roboti të distancuara në kohë. Një arsye tjetër mund të jetë se faqja e internetit e ka bllokuar robotin dhe ai nuk mund të kontrollojë më gjendjen e saj. Në këtë pikë, roboti e konsideron faqen përgjithmonë të prishur dhe ti duhet ta raportosh me veglën e raportimit të pozitiveve false. Në shumicën e rasteve, vegla do ta rregullojë problemin. Nëse nuk mundet, do të raportohet te rrënjët e ndërfaqes.

Pyetja: Roboti solli probleme në tërësi te faqja. Çfarë ndodhi?

Përgjigja: Të lutem, raportoje me veglën e raportimit të defekteve dhe mos vendos {{cbignore}} apo {{bots|deny=InternetArchiveBot}}. Faqja do të përdoret për të përsëritur problemin dhe shanset janë që kur problemi të jetë zgjidhur, roboti do të vazhdojë të jetë i dobishëm për faqen.

Pyetja: Numri i adresave të shpëtuara ndryshon nga numri real i tyre. Ka ndonjë gabim?

Përgjigja: Mos u tremb. Nëse numri i adresave të shpëtuara është më i ulët se sa thuhet, kjo do të thotë se ka pasur një problem me lidhjen dhe është anashkaluar. Kjo rregullohet lehtësisht duke e rregulluar citimin manualisht duke përdorur burimin e treguar, nëse funksionon. Nëse numri i adresave të shpëtuara është më i madh, kjo do të thotë se ekzistojnë dy burime që janë identike shkronjë për shkronjë dhe janë marrë vetëm një herë nga ana e brendshme por janë zëvendësuar më shumë se njëherë nga ana e jashtme. Kjo s'është ndonjë gjë për tu shqetësuar.