Wikimedians of Albanian Language User Group/Open Calls For Wiki Activities

Thirrje për Mbështetje të Aktiviteve Wiki edit

Photowalk, Wiki Expedition dhe Minigrants

Këto thirrje janë mundësi të mira për komunitetin e Wikimedias të kontribuoj në projekte të larmishme të Wikit dhe për të qenë promotorë të dijes së lirë. Nëpërmjet këtyre thirrjeve, e inkurajojmë komunitetin të paraqesin ide të ndryshme për të marrë mbështetje financiare dhe teknike për të realizuar projektet e tyre.

1. Photowalk: Wiki Photowalk është një nismë e cila synon të rrisë numrin e fotografive të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës në platformën e Wikimedia Commons. Si pjesë e këtij aktiviteti, organizata ofron mbulim të shpenzimeve për udhëtim e ushqim.

2. Wiki Expedition: WikiEkspeditat janë nisma për Wikimedianët të vizitojnë vende te reja individualisht ose në grupe të vogla, me qëllimin e dokumentimit të vendeve me imazhe/ video që mungojnë në projektet e Wikimedia-s. Pjesëmarrësit i ngarkojnë ato në Wikimedia Commons, ku ato bëhen të lira për përdorim nga të gjithë.

3. Minigrants: Minigrantet synojnë të forcojnë komunitetin wikipedian në Shqipëri dhe Kosovë duke mbështetur financiarisht individë të ndryshëm në përputhje me planin strategjik të grupit tonë për të nisur iniciativa drejt projekteve kreative. Këto do të ndikojnë në përhapjen e inovacionit, promovimin e shoqërisë dhe ndihmojnë në zhvillimin e komunitetit.

Kush jemi ne edit

 

Wikimedians of Albanian Language User Group ose Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe janë një grup përdoruesish i krijuar nga komuniteti shqiptar i projekteve të Wikimedias, të cilët kontribuojnë në rritjes e cilësinë dhe sasisë së përmbajtjes dhe materialit multimedial në Wikipedian shqip dhe rreth vendeve tona. Ne e bëjmë këtë përmes programeve arsimore, punëtorive dhe redaktimeve, garave në online/offline, partneriteteve GLAM në nivel rajonal në territoret e Ballkanit ku flitet gjuha shqipe.

Periudha e zbatimit edit

Thirrjet janë të hapura derisa buxheti të shterohet në varësi të numrit të aplikuesve. Rezultatet e kësaj skeme do të njoftohen në vazhdimësi. Realizimi i aplikimeve të aprovuara duhet të përfundohet deri në fund të vitit 2024.

1. Photowalk edit

Wiki Photowalk është një nismë e cila synon të rrisë numrin e fotografive të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës në platformën e Wikimedia Commons.

Si pjesë e këtij aktiviteti, organizata ofron mbështetje financiare të shpenzimeve për udhëtim e ushqim. Ajo inkurajon pjesëmarrësit të eksplorojnë dhe të fotografojnë zona që nuk janë ngarkuar ende në Wikimedia Commons.

 
Fotografi nga Wiki Photowalk 2018
 
Fotografi nga Wiki Photowalk 2019
 
Fotografi nga Wiki Photowalk 2021

Zona për të fotografuar edit

Preferohet të fotografohen hapësira dhe zona të mbrojtura të natyrës, monumente të kulturës, qytete, zona rurale etj.

Si të merrni pjesë edit

  • Të keni njohuri të mira të dritës, kompozicionit dhe rregullimeve të kamerës;
  • Të keni një kamerë me cilësi të mirë;
  • Të angazhoheni për një ditë të plotë ose disa ditë fotografie në zonat e përcaktuara;
  • Të ngarkoni së paku 50 fotografi në Wikimedia Commons (nën Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International License);
  • Të keni mundësinë të udhëtoni vetëm ose me dikë tjetër;

Buxheti edit

WoALUG do të mbulojë shpenzimet deri në 200€ për zona të mëdha disa ditore apo grupore dhe deri në 70€ për udhëtime ditore individuale.

Si të aplikoni edit

Për të aplikuar për aktivitetin Wiki Photowalk, ju lutemi dërgoni një email në info@wikimediashqip.org me informacionin e mëposhtëm:

  • Emrin tuaj të plotë, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Një prezantim të shkurtër i vetes dhe përvojës suaj në fotografim.
  • Planin tuaj të propozuar për photowalk, duke përfshirë zonat që planifikoni të mbuloni, numrin e ditëve që kërkohen dhe buxhetin e parashikuar.

2. Wiki Expedition edit

WikiEkspeditat janë nisma për grupe të organizuara mirë të wikimedianëve të vizitojnë rajone të reja me qëllim të mbulimit të temave lokale me informacion që mungon në projektet e Wikimedias (foto në Commons, artikuj në Wikipedia, dhe njësi në Wikidata). Idealisht këto grupe kanë në përbërje së paku disa wikipedianë me përvojë dhe do të kontribuojnë në disa projekte paralelisht. P.sh. një anëtar i grupit do të fotografoj në tokë, një tjetër mund të fotografoj nga droni, një tjetër mund të mbledhë njohurinë lokale për Wikipedia, dhe një tjetër mbështetë logjistikën e grupit duke vizituar disa fshatra brenda ditës. Kjo kërkon planifikim dhe përgatitje të mirë.

Qëllimi i projektit edit

Qëllimi duhet të jetë i përcaktuar për të arritur rezultate të mira në: përcaktimin e nevojave, identifikimin e vendeve, paraqitjen e metrikave.

Planifikimi i burimeve Planifikimi i WikiEkspeditës përqendrohet te mbledhja e pjesëmarrësve, hulumtimi paraprak, sigurimi i burimeve, etj.

Mbledhja e kontribuesve Njerëzit duhet të marrin pjesë duke marrë përgjegjësitë e rolave të përcaktuara më parë. Ekipi i pjesëmarrësve nuk duhet të jetë as shumë i vogël që njerëzit të ngarkohen me përgjegjësi, as shumë i madh që disa njerëz të mos marrin asnjë rol. Optimalisht, madhësia e ekipit duhet të jetë 4-5 persona, duke përfshirë hulumtuesit, fotografët dhe operatorët e dronëve.

Hulumtimi paraprak Hulumtimi paraprak duhet të kryhet për të siguruar informacione relevante për rajonin që do të vizitohet. Aktivitetet e hulumtimit paraprak përfshijnë kërkimin e punimeve-referencë dhe materialeve të tjera, identifikimin e vendeve që duhet të mbulohen dhe planifikimin e rrugës së ekspeditës. Pas kryerjes së kërkimit paraprak, është e dobishme të bëhen shënime për vendet që do të vizitohen në një notesë ose t'i shënohen ato në një hartë.

Sigurimi i burimeve Organizatorët e ekspeditave duhet të sigurojnë shumicën e burimeve para se ekspedita të ndodhë në realitet. Burimet e nevojshme mund të klasifikohen si më poshtë:

  • plani i udhëtimit;
  • mjetet e transportit (p.sh. makinë, bicikleta, tren);
  • akomodimi (p.sh. hotel, motel, manastir, çadër);
  • ushqimi dhe pija (p.sh. ëmbëlsira dhe freskuese, vaktet)
  • instrumente kërkimi (p.sh. notesa, stilolek, punime-referencë, regjistrator zëri)
  • pajisje teknike (p.sh. kamera, dron, telefona celular, tabletë, karikues baterie);
  • materiale promovuese (p.sh. shenja magnetike, bluza);
  • krijimi i përmbajtjes
  • ngarkimi.

Si shembull, shihni projektin e zhvilluar në Maqedoni.

Buxheti edit

WoALUG do të mbulojë shpenzimet deri në 250€ varësisht nga numri i pjesëmarrësve dhe kohëzgjatja e aktivitetit.

Raportimi i rezultatit edit

Rezultati i ekspeditave duhet të raportohet në faqet e tyre specifike në wiki. Këto faqe zakonisht përfshijnë informacione të përgjithshme dhe një përmbledhje të shkurtër për çdo ekspeditë, tabela me artikujt e redaktuar dhe lidhje të kategorive me imazhe. Informacioni nga këto faqe mund të përdoret në raporte të tjera dhe për llogaritjen e metrikave.

Llogaritja e metrikave Metrikat duhet të llogariten bazuar në informacionin e dhënë në faqet specifike për ekspeditat dhe duhet të raportohen në faqe shtesë që lidhen me statistikat për ekspeditat.

Si të aplikoni? edit

Nëse jeni një redaktor i Wikipedias i interesuar për fotografim dhe udhëtim dërgoni planin tuaj në: info@wikimediashqip.org.

Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, na kontaktoni nëpërmjet emailit info@wikimediashqip.org.

Mos e humbni këtë shans të mrekullueshëm për të eksploruar, dokumentuar dhe kontribuar në një nga projektet më të rëndësishme të komunitetit tonë!

3. Minigrantet edit

Minigrantet synojnë të forcojnë komunitetin wikipedian në Shqipëri dhe Kosovë duke mbështetur financiarisht individë apo grupe të ndryshme në përputhje me planin strategjik 2023–2025 të Grupit tonë për të nisur iniciativa drejt projekteve kreative. Këto do të ndikojnë në përhapjen e inovacionit, promovimin e shoqërisë dhe ndihmojnë në zhvillimin e komunitetit.

Aktivitetet e zhvilluara nga ju do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së artikujve, shtimin e informacionit të rëndësishëm në internet dhe në Wikipedia, Wikimedia Commons dhe Wikidata.

Shembuj aktivitetesh edit

  • Aktivitete lokale në përputhje me aktivitetet dhe projektet e zhvilluara nga Wikimedianët e Gjuhës Shqipe.
  • Takime informale dhe formale me komunitetin për të rekrutuar dhe aktivizuar kontribuesit e rinj në komunitetin e Wikipedias.
  • Punëtori dhe editatone (takime redaktimi).
  • Projekte në bashkëpunim me shkolla në qytete të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë duke trajnuar nxënës dhe mësues si ta përdorin Wikipedian si mjet të të nxënit.
  • Projekte kulturore që mbështetin përmbajtjen me karakter kulturor në Wikipedia, Wikidata dhe Wikimedia Commons.
  • Projekte rreth roleve gjinore, të drejtat e njeriut dhe diversitetin për të krijuar përmbajtje për gratë dhe komunitetet e papërfaqësuara në platformat e Wikimedias.
  • Sugjeroni ide të tjera.

Informacion mbi procesin e aplikimit për minigrantet edit

Kush mund të aplikojë:

  • Nëse jeni aktiv në një projekt të Wikimedias në shqip.
  • Projekti për të cilin kërkoni një minigrant lidhet me përmbajtje të lidhur me përmbajtjen për komunitetin shqipfolës në Wikipedia, Wikidata, Wikimedia Commons ose platformë tjetër të Wikimedias.
  • Nëse jetoni në Shqipëri dhe Kosovë.

Mbështetja edit

Minigranti shërben të planifikoni dhe organizoni aktivitetet:

Udhëtimi: Kur kërkesa juaj për minigrant përfshin udhëtime, ju lutemi përdorni transportin publik.

Ushqimi: Nëse në minigrant përfshihet një drekë dhe/ose një pushim për kafe, ju lutemi merrni parasysh të blini ose të porosisni ushqim lokal dhe sezonal.

Promovimi: Planifikoni të promovoni ngjarjen ose faqen e projektit përpara, përmes emailit dhe/ose mediave sociale, dhe evitoni shtypjen e materialeve.

Planifikimi i miningrantit edit

Kërkohet të realizoni një plan të detajuar minigranti. Për këtë duhet të paraqisni kërkesën se cili është qëllimi që dëshironi të arrini dhe burimet (financiare dhe jofinanciare si koha, mbështetja, vullnetarët, etj.).

Në minigrant përmendni nëse keni kërkuar edhe mbështetje të tjera financiare që keni bërë dhe në cilin organ/entitet. Financimi i dyfishtë nuk lejohet dhe do të anulojë çdo financim nga Wikimedianët e Gjuhës Shqipe.

Sigurohuni që projekti të jetë i realizueshëm dhe i vlerësueshëm në lidhje me ndikimin e tij. Ju lutemi merrni parasysh politikën e Kodi Universal të Etikës dhe Sjelljes.

Paraqitja e minigrantit edit

Për të paraqitur kërkesën për minigrant, dërgoni email në: info@wikimediashqipe.org

Buxheti edit

WoALUG do të mbulojë shpenzimet deri në 250 €.

Shqyrtimi i minigrantit edit

Wikimedianët e Gjuhës Shqipe do të shqyrtojë aplikimin tuaj brenda një kohe 2-javore. Ju këshillojmë të aplikoni në kohë. Kini parasysh se aplikimet e mira duhet të përshkruajnë se si projekti i synuar do të rrisë sasinë, cilësinë, diversitetin dhe përhapjen e dijes së lire dhe/ ose si do të forcojë ose rritë komunitetin në përputhje me strategjinë e Grupit tonë.

Raportimi i minigrantit edit

Pas realizimit të aktivitetit tuaj, është e rëndësishme për Wikimedianët e Gjuhës Shqipe të raportoni përvojën tuaj duke matur dhe vlerësuar rezultatin e projektit. Ju lutemi vendosni të gjitha informacionet relevante (komentet, lidhjet, etj.) në seksionet "Kapacitetet njerëzore" dhe "Ndikimi në projektet e Wikimedias", çfarë mësuat, përparësitë dhe mangësitë, etj.

Kontakti edit

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail apo rrjetet sociale: Facebook, Twitter, Instagram.