Training modules/dashboard/slides/11105-types-of-license/sq
Llojet e licencave
Ju mund të përdorni disa lloje të ndryshme të licencave falas në Commons.
- CC BY-SA: Kjo do të thotë se është licencë "Attribution-ShareAlike".
- CC BY: Kjo do të thotë që ju doni të merrni kredi për punën, duke përfshirë ribërjet dhe modifikimet, por nuk ju intereson nëse vepra e re ndahet nën të njëjtën licencë.
- CC ZERO: Kjo do të thotë që e lëshoni punën tuaj pa asnjë kufizim. Ata mund të modifikojnë, ripërdorin dhe shesin punën pa ju dhënë kredi ose duke ndjekur një licencë të ngjashme.
Është e rëndësishme të mbani mend se nuk ka kufizime për të tjerët që përdorin punën tuaj për ndonjë qëllim. Jini të qartë se kur ndani punën tuaj në Commons, nuk mund ta specifikoni atë si jotregtare. Kjo ndihmon që këto informacione të përdoren sa më gjerësisht, duke inkurajuar artistë, botues dhe të tjerë të përdorin këto burime në veprat që mund të shesin. Sidoqoftë, duke përfshirë atributin CC BY-SA, ju do të siguroni që çdokush të ndajë punën tuaj me të njëjtat kushte, të cilat do të zvogëlojnë shfrytëzimin komercial të punës tuaj.