Training modules/dashboard/slides/11207-compare-articles/sq

This page is a translated version of the page Training modules/dashboard/slides/11207-compare-articles and the translation is 100% complete.

Krahasoni artikujt

 
Artikulli në gjuhën frënge "Thumbelina"

Këtu keni një shembull të një artikulli nga Wikipedia Franceze që do të bënte një kandidat të mirë për përkthimin në Anglisht.

Ky është një artikull mbi Thumbelina mini-kali, kali më i vogël në botë, siç paraqitet në Wikipedia Franceze. Renditur si një ekuivalent i "Good Article" në Wikipedia Franceze, i cili tregohet nga një yll në krye të faqes.

Duke klikuar në shiritin anësor gri, mund të shihni se është renditur anglishtja. Nëse klikoni në artikullin anglisht, do të shihni diçka shumë ndryshe.

Një vështrim i shpejtë tregon se artikulli francez mbi Thumbelina mini-kal është zhvilluar dukshëm më mirë se artikulli në anglisht. Duke parë më afër, do të shihni se artikulli francez mbështetet në më shumë burime.

 
Artikulli në gjuhën angleze "Thumbelina (kalë)"

Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i një artikulli që mund të zhvilloni në Wikipedia angleze përmes përkthimit të artikullit frëngjisht.