Wiki Loves EuroPride 2023

This page is a translated version of the page Wiki Loves EuroPride 2023 and the translation is 43% complete.
Outdated translations are marked like this.
Main pageParticipantsArticle listsResultsOnline event



Wiki Loves EuroPride 2023
1-17 shtator 2023

Me rastin e EuroPride-it, e cila mbahet këtë vit nga datat 7-17 shtator në Valeta të Maltës, komuniteti Wikimedian i Maltës dhe Grupi i Përdoruesve LGBT+ organizojnë një edit-a-thon në internet, ku vullnetarët e Wikipedia-s në Evropë dhe në të gjithë botën do të shkruajnë dhe përmirësojnë artikuj mbi temat e termave LGBTIQ+, persona, organizata, festivale, libra, kinematografi dhe të gjitha temat e tjera që mbështesin të drejtat e njeriut dhe dallimet.

Europride-i është një ngjarje panevropiane ndërkombëtare LGBTIQ + që përfshin paradë, festivale dhe aktivitete të tjera kulturore. Ajo u themelua në vitin 1992 dhe që atëherë ka ndodhur çdo vit në qytete të ndryshme në të gjithë Evropën. Valeta, kryeqyteti i Maltës, do të jetë qyteti i parë ishullor në Mesdheun e Evropës që do të mbajë një ngjarje të madhe për komunitetin panevropiane LGBTIQ+.

Organizatorët kanë planifikuar gjithashtu ngjarje të parakohshme jashtë internetit dhe në terren në Maltë.

Nëse dëshironi të mbështesni ngjarjen dhe të merrni më shumë informacion, mund të kontaktoni Z. Blace përmes email-it: zblace(_AT_)mi2(_DOT_)hr.