Training modules/dashboard/slides/11008-medicine-no-original-research/sq
Asnjë hulumtim origjinal
"Kërkim origjinal" në Wikipedia do të thotë të nxjerrësh përfundime që nuk përmenden posaçërisht brenda një burimi të cituar. Kjo është e vërtetë për të gjithë artikujt, por është veçanërisht e rëndësishme për përmbajtjen mjekësore.
Asnjëherë mos përdorni materiale nga burime të ndryshme për të sugjeruar një përfundim që nuk është deklaruar qartë nga ato burime. Nëse një burim i besueshëm thotë A, dhe një tjetër thotë B, rezistojini tundimit për të lidhur A dhe B në artikullin tuaj.
Kushtojini vëmendje parafrazimit tuaj të informacionit mjekësor dhe sigurohuni që përmbajtja juaj të jetë e saktë pa cituar shumë nga afër tekstin origjinal.