Training modules/dashboard/slides/11001-the-challenge-of-medical-topics/sq

This page is a translated version of the page Training modules/dashboard/slides/11001-the-challenge-of-medical-topics and the translation is 100% complete.

Sfidat e redaktimit të temave mjekësore

Wikipedia është një nga faqet kryesore të internetit ku njerëzit drejtohen për informacione mjekësore, më shumë sesa faqet e internetit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetit ose WebMD.

Informacioni i dobët në lidhje me temat mjekësore mund të ketë pasoja në botën reale për lexuesit që jo gjithmonë sjellin sasinë e skepticizmit që duhet në informacionin shëndetësor të Wikipedia-s.

Kjo është arsyeja pse Wikipedia ka standarde të rrepta për redaktimin e përmbajtjes në lidhje me mjekësinë dhe psikologjinë, të cilat mund ta bëjnë të vështirë për redaktuesit student për të kontribuar. MEDRS është shkurtesa për "Burime të Besueshme Mjekësore" dhe është një grup udhëzimesh për identifikimin e burimeve të besueshme në mjekësi.

Ky orientim do t'ju japë një përmbledhje të atyre kërkesave, të cilat janë gjithmonë në dispozicion në detaje duke përdorur shtypjen e shkurtesës WP:MEDRS në shiritin e kërkimit në Wikipedia.