Training modules/dashboard/slides/10915-add-citation-with-wikicode/sq

This page is a translated version of the page Training modules/dashboard/slides/10915-add-citation-with-wikicode and the translation is 100% complete.

Si të: Shtoni një citim me WikiCode

Pra, ju keni një paragraf të fortë të bazuar në një burim të besueshëm. Si i lejoni redaktorët e tjerë të dinë se ku të kërkojnë për të verifikuar informacionin tuaj?

Së pari, nëse është një artikull i ri, le të shohim se si të shtojmë seksionin "Referencat" në artikull duke përdorur WikiCode.

Ju mund të përdorni WikiCode përmes opsionit "Redakto nëpermjet kodit" në faqe.

Pastaj, ndiqni këto udhëzime:

  1. Kontrolloni që në fund të faqes të ketë një seksion "Referencat" ose "Burimet". Nëse jo, shkruani: ==Shënime==
  2. Kontrolloni që seksioni Shënime ose ka tekstin {{reflist}} ose <references />. Nëse jo, shkruani: {{reflist}}. Kjo përcakton se ku do të shfaqen referencat tuaja në faqe.
  3. Tani klikoni pas tekstit për të cilin dëshironi të krijoni një referencë.
  4. Tani shkruani etiketën <ref> para referencës tuaj dhe shkruani </ref> pas referencës suaj. Programi kompjuterik Wiki automatikisht do të shtojë numrin tuaj të referencës.