Training modules/dashboard/slides/10305-wikipedia-is-free/sq

This page is a translated version of the page Training modules/dashboard/slides/10305-wikipedia-is-free and the translation is 100% complete.

Shtylla e tretë

 
Foto nga Eryk Salvaggio

Wikipedia është përmbajtje falas që çdokush mund ta redaktoj, përdorë, modifikojë dhe shpërndajë.

Çdo gjë në Wikipedia është falas për t'u përdorur. Pra, kur kontribuoni me informacionin në Wikipedia, duhet të siguroheni se është në rregull ta ndani lirisht.

Kopjimi dhe ngjitja e materialit të mbrojtur nga e drejta e autorit në Wikipedia është plagjiaturë. Ju duhet t'i atribuoni fakte burimeve të besueshme, por duhet t'i përdorni fjalët tuaja kur i bëni.

Është gjithashtu e rëndësishme të shmangni "parafrazimin e afërt". Kjo është kur ju merrni fjalët e një personi tjetër dhe bëni ndryshime të vogla në zgjedhjet e tyre të fjalëve, duke mbajtur strukturën e përgjithshme të shkrimeve të tyre.

Gjetja e një ekuilibri mund të jetë e ndërlikuar në fillim. Sistemi më i mirë është të siguroheni që e kuptoni vërtet materialin që po shtoni. Mendoni për këtë, riformulojeni atë nga një perspektivë neutrale dhe më pas shtojeni atë (ndërsa citoni ende burimin origjinal).